Ibra zbarkon sot në Itali, të gjitha detajet e kontratës

Zlatan Ibrahimovic i ka thënë Po ofertës së fundit të Milanit.

Sotdo të jetë në Itali për të firmosur rinovimin e kontratës deri në qershor 2021.

Siç kujton La Gazzetta dello Sport, 29 gushti nuk është një ditë dosido.

Në fakt, është e njëjta datë e ardhjes së tij të parë në kuqezi para 10 viteve nga Barcelona.

Nuk është e njëjta skuadër si atëherë, por ka ambicie për t’u kthyer në klasifikimin në Champions League.

Suedezi don t’i çojë Diajtë në kompeticionin më të rëndësishëm.

Për këtë sfidë të re, Ibrahimovic ka vendosur edhe të ndërrojë numër.

Do të veshë nr 9, atë që nuk ka patur shumë fat në shpatullat e sulmuesve pas Filippo Inzaghi-t.

Ka si qëllim të thyejë “mallkimin” e lidhur me atë bluzë, ai mund t’ia dalë.

Zlatan tek Milani do të marrë të ardhura prej 7 milionë eurove, pa bonus.

Kërkesat e tij dhe të Mino Raiola-s janë pranuar.

Drejtuesit kanë bërë një sforco të madhe, duke konsideruar 39 vitet e lojtarit dhe me një bilanc që ka vitë që është në humbje të rëndë.

Për Paolo Maldini, Frederic Massara e Ivan Gazidis suedezi ishte thelbësor për këtë projekt.

Sigurisht edhe për Stefano Pioli-n, trajner me të cilin Ibra ka një raport të mirë.

Me shumë mundësi në fillim të javës që vjen futbollisti do të jetë në Milanello për të nisur stërvitjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu