Ibra “vrapon” drejt rikthimit: mund të djegë kohët

Zlatan Ibrahimovic do të jetë udhëheqësi i sulmit të Milanit për një sezon më shumë. Por, para se të rinisë zyrtarisht sezoni i tij në fushë, Ibra do të duhet të shërohet plotësisht nga problemet e fundit fizike që po e detyrojnë atë të përballet vetëm me përgatitje të pjesshme.

Suedezi dëmtoi gjurin pranverën e kaluar, gjatë ndeshjes se fituar ndaj Juventusit. Për të u mendua për një terapi konservatore, me shërimin e supozuar brenda një muaji. Por më vonë kirurgu Volker Musahl preferoi ta drejtojë atë në një operacion kërcor.

Ibrahimovic po ndjek një rrugë shumë të saktë të rimëkëmbjes post-operative. Do të duhen rreth 8 javë para rikuperimit të plotë dhe kthimit në fushë, por kampioni i lindur në vitin 1981 shpesh ka treguar në karrierën e tij se mund të përshpejtojë kohën.

Sot Tuttosport donte të azhornonte situatën në lidhje me shërimin e Ibrahimovic, i cili po punon në një mënyrë të personalizuar, pa e detyruar dhe forcuar orarin. Megjithatë, indikacionet e fundit duken shumë pozitive.

Ibra mund të ecë përpara dhe, me një vullnet të madh, ai dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrijë me shokët e tij të skuadrës.

Një stimul erdhi gjithashtu nga ardhja e Olivier Giroud: francezi është një lloj ‘konkurrenti’ për sulmin dhe Ibrahimovic dëshiron t’u tregojë të gjithëve se ai është ende lideri dhe titullari, duke mos lënë vend aq lehtë për te tjeret.

Është pothuajse e sigurt që Ibrahimovic do të rikuperohet në kohë për Sampdoria-Milan, ndeshja e parë e kampionatit 2021-2022 e planifikuar për në 23 gusht.

Një kthim në përputhje me planin e rimëkëmbjes të hartuar nga stafi mjekësor. Por synimi i suedezit është të kthehet në fushë edhe më herët.

Nëse kontrollet e ardhshme konfirmojnë permiresime në gju, Ibrahimovic mund të bëjë përpjekje të luajë në atë që do të jetë miqësorja e fundit para-sezonit.

Kjo është më 14 gusht në Trieste kundër grekëve të Panathinaikos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu