IBRA! Thuajse 39-vjeçari me pasionin e një fëmije! Bobo Vieri vë bast mbi numrin e golave…

E kotë t’i biem rrotull! Me Ibrahimovic në fushë, gjithçka është shumë më e lehtë. Jo për kundërshtarët, natyrisht. Milani gëzon kampionin e saj, udhëheqësin e padiskutueshëm, i cili në moshën 38 vjeç (39 muajin tjetër) luan me vullnetin dhe vendosmërinë e një fëmije.

La Gazzetta dello Sport e përshkruan kështu paraqitjen e suedezit, që ka vendosur të qëndrojë edhe këtë sezon pikërisht për të rikthyer klubin atje ku e la: në Ligën e Kampionëve.

Një gol dhe disa super pasime! i kudondodhur në sulm por sidomos frymëmarrje për ekipin. Natyrisht, shkathtësia ka humbur dhe nuk është më si dikur, por sa herë që Zlatan merr topin është një minë me sahat.

Intervistuar nga Corriere della Sera, Christian Vieri foli për shumë tema, por gjithashtu pikërisht për Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes në Europa League ndaj Shamrock Rovers dhe përshtypjet e tij mbi sezonin:

Cacciato da Tiki Taka senza motivo, andrò per vie legali» | Calcio e Finanza

“Një konfirmim thelbësor për Milanin. Edhe sot ai është shkatërrues, i fortë, jashtëzakonisht i përgatitur. Për të mos harruar që shënon, gjithmonë!”.

“Çfarë mund të thuash më shumë për një kampion?! Doni të dini dhe diçka: do të luajë për sa kohë që e ndjen veten gati për të mos varur këpucët në gozhdë. Zlatan e dallon te trupi it ij. Do të jetë vendimtar dhe do të bëjë një kampionat të shkëlqyer”.

Sa i përket numrit të golave që do të shënojë gjatë sezonit Zlatan, Vieri nuk ka asnjë dyshim: “Do të shënojë të paktën 20 gola”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu