Ibra te dasma e Verratti-t provokon me postimin e tij! “PSG e vërtetë!” Mbappe i kërkon foto

Pasi fitoi Kampionatin Evropian me Italinë, Marco Verratti si Federico Bernardeschi gjithashtu ka vendosur të martohet.

Ceremonia u zhvillua në Neuilly Sur Seine, një komunë në veri të Parisit dhe ishin shumë të ftuar.

Mes tyre, të pranishëm në dasmë dhe ish-shokë të mesfushorit kampion Europe dhe titullar te PSG prej shumë vitesh tashmë.

Midis këtyre Salvatore Sirigu, Ezequiel Lavezzi dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit në profilin e tij zyrtar në Instagram postoi një histori me një foto të shokëve të tij të skuadrës “të vjetër” dhe shkruajti “PSG e vërtetë”.

Ibra luajti në Paris nga 2012 në 2016. Ai nuk mundi të luante me një kampion të ri si Kylian Mbappé, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në dasmën e Verratti dhe i cili publikoi një foto së bashku me numrin 11 aktual të Milanit.

Por, sigurisht që postimi i Ibrahimovic “PSG i vërtetë” është edhe një thumbim karshi ekipit që po ndërton tani Al-Khelaifi, përfshirë edhe Donnarumma, si për të treguar se ai PSG fitoi gjithçka (jo Champions natyrisht) dhe ishte baza që skuadra franceze u njoh sërish në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu