Ibra shton dozën ndaj EA Sports dhe FIFA, “luftës” i bashkohet edhe Bale!

Zlatan Ibrahimovic rrit dozën. Polemika me EA Sports nuk është qetësuar ende dhe qendërsulmuesi suedez ka ribotuar postimin e Mino Raiola.

Agjenti, i cili dje iu përgjigj shtëpisë së lojrave, duke pretenduar se “FifPro dhe AC Milan nuk kanë të drejta individuale të lojtarit”, u ribotua nga kampioni suedez, i cili konfirmoi se ai nuk është anëtar i FIFPro.

Praktikisht duke demaskuar kompaninë e famshme që kishte theksuar se “çdo klub ka të drejtat e futbollistëve dhe jemi akorduar me klubet dhe ligat pa pasur nevojë ta bëjmë me futbollistët”.

Pastaj erdhi retweet i Gareth Bale, i cili duke etiketuar Ibrahimovic pyet se çfarë është FIFPro.

Historia mund të zgjerohet për lojtarët e tjerë dhe pritet të ketë zhvillime të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu