Ibra rinovon, gazetari milanist shpreh dyshimet e para: “Nuk e di, duhet pyetur vetja…”

Zlatan Ibrahimovic do të rinovojë kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon. Suedezi duket se do ta mbyllë karrierën e tij me fanellën kuqezi me të cilën është ndjerë më mirë se kudo, ashtu si vetë ai ka deklaruar…

Praktikisht, do të ishte edhe më bukur nëse do ta mbyllte duke luajtur në Champions League sezonin tjetër, në moshën 40 vjeç, duke qenë kështu një rekord më vete nëse sigurisht do të shënonte…

Por, Champions duhet arritur ende dhe Milani ka edhe 6 javë ndeshje vendimtare.

Sakaq, rinovimi i Ibrahimovic (që ka munguar ndaj Genoa dhe Sassuolo) nuk kënaq të gjithë. Gazetari Franco Ordine, i besimit kuqezi, u shpreh: “Është e qartë se duhet bërë një arsyetim i përgjithshëm mbi Ibrahimovic, që ka munguar mbi 50% të ndeshjeve.

Duhet të pyesim veten nëse në moshën 40 vjeç, me Europianin në mes, duhet të bëhet rinovimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu