Ibra rihap luftën me LeBron James: Sporti bashkon, politika ndan. Nëse je inteligjent…

Daullet e luftës kishin pushuar së rëni në horizontin e marrëdhënies mes Zlatan Ibrahimovic dhe LeBron James.

Dy yjet u përballën për angazhimin politik të basketbollistit të Lakers, me një kryqëzim intensiv deklaratash publike. Sidoqoftë, kalimi i kohës dukej se e kishte lënë duelin dialektik në harresë, derisa sulmuesi suedez i Milanit i ka hedhur sërish kripë plagës…

Gjithçka filloi marsin e kaluar, kur Ibra i dërgoi një mesazh katër herë MVP së NBA për angazhimin e tij politik dhe racor:

“Racizmi dhe politika janë gjëra të ndryshme. Sportistët bashkojnë botën, politika e ndan atë. Të gjithë janë të mirëpritur. Në mjedisin tonë nuk ka rëndësi se nga vjen, ne bëjmë gjithçka për t’i bashkuar njerëzit”.

LeBron u përgjigj shpejt (“është qesharake ajo që thotë Ibra, sepse i njëjti person, vite më parë, në Suedi, denoncoi racizmin në fushë me mbiemrin e tij”) dhe mori mbështetjen e shumë prej shokëve të tij të skuadrës në NBA. Dukej se nuk do të merrte përgjigje nga sulmuesi suedez. Megjithatë,

Ibrahimovic nuk e ka harruar betejën e tij të veçantë kundër LeBron dhe në një intervistë me “France Football” i rindezi polemikat:

“Unë thashë që ne nuk jemi politikanë. Politika i ndan njerëzit. Futbolli, në botën time, i bashkon njerëzit. Diferencë e madhe. Politikanët i ndajnë njerëzit. Nëse do të doja të isha politikan, do të bëja politikë.

Ne duhet të bëjmë vetëm atë që dimë më mirë. Sporti dhe politika janë dy kategori të ndryshme. Nëse jeni të zgjuar, do ta kuptoni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu