Ibra-Pioli, diskutim i gjatë sot përpara stërvitjes! Bisedohet mbi skemat dhe sulmin (VIDEO)

Përpara fillimit të seancës së sotme stërvitore të Milanit, trajneri Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic, në prani edhe të Daniele Bonera, kanë diskutuar gjatë mbi disa skema dhe lëvizje të manovrës sulmuese të ekipit…

Në fakt, duket qartë që Zlatan i tregon trajnerit se disa gjëra nuk po bëhen mirë përpara, të paktën në lëvizjen e atyre që duhet ta ndihmojnë ose të jenë më afër aksionit dhe jo të distancuar, por edhe të mesfushorëve që duhet të jenë më të pranishëm për t’u futur ku krijohen hapësira.

Fillimisht qëndron aty edhe Kjaer dhe dëgjon, pastaj largohet.

Duket qartë nga lëvizjet e duarve dhe mimikën e Ibrahimovic se ka gjëra që nuk shkojnë, ndërsa edhe Pioli i tregon këndvështrimin e tij.

Një bisedë që duket se shkon për të rregulluar disa gjëra dhe që është në të mirën e grupit, që është ende super i bashkuar dhe pse po kalon një moment të vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu