“Ibra pikë referimi për skuadrën”/ Pioli: Çfarë pres nga merkatoja

football, san siro, TIM CUP 2019-20 ac MILAN vs fc JUVENTUS 1-1 in the photo: PIOLI STEFANO AND IBRAHIMOVIC PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xFototricaricox/xIPAx/xFototricaricox 0

Ndërkohë që drejtuesit e Milanit vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic, ku po vuajnë jo pak për të gjetur akordin për pagën, për sulmuesin 39-vjeçar ka ardhur një “sponsorizim” nga trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli.

“Ibra është një profesionist i madh, i cili u mëson futbollin më të rinjve. Është një pikë referimi për shokët e skuadrës dhe për më tepër, di të respektojë rolet në ekip. Sekreti i Ibrës është dëshira për të fituar dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht”, deklaroi trajneri i Milanit.

Viti 2020 ka qenë mjaft i mirë për kuqezinjtë dhe veçanërisht periudha pas pandemisë, ku rezultatet fantastike bënë që drejtuesit e klubit të konfirmojnë Stefano Piolin në pankinë për të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Tani drejtuesit e Milanit po punojnë për të përforcuar organikën në merkato, ndërsa trajneri i ka idetë e qarta, pasi kërkon pak afrime, por të goditura dhe kryesisht në repartet ku skuadra ka vërtetë nevojë.

“Milani nuk ka nevojë për shumë blerje, pasi kemi një bazë të ekipit tashmë. Na duhen pak lojtarë, por e rëndësishme është të marrim të duhurit dhe në pozicionet e duhura. Kam besim se shoqëria do të dijë të gjejë zgjedhjet më të mira, pasi jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit”, tha Pioli.

SUPERSPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu