Ibra nuk ndryshon kurrë! Postimi i tij i fundit me Ferrari dhe mesazh

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi kuqezi, që ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon (ishte dopieta e gjashtë) ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ferrarin e tij në rrugët e Milanos!

Sigurisht, edhe me një mbikshkrim: “Drejt objektivit”. Zlatan sot ishte i jashtëzakonshëm dhe arriti 501 gola në karrierë me klubet.

“Goli i 500-të? Do të thotë që kam shënuar disa gola në karrierën time, gjëja e rëndësishme është të vazhdoj, të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë. Detyra ime është të krijoj situata për të shënuar dhe të realizoj”, tha ai sot pasdite…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu