IBRA NUK NDALET! Mesazhi i fundit i drejtohet Lukakut dhe postimit të tij dikur…

Zlatan Ibrahimovic nuk përmbahet, jo vetëm në fushë.

Sulmuesi suedez, pas paraqitjes fantastike mbrëmë me dy gola dhe thuajse 100 minuta bashkë me shtesat, dëshiron t’i kujtojë të gjithë, por veçanërisht Romelu Lukaku, se cili është lojtari më i rëndësishëm në Milano.

Vetëm një vit më parë, sulmuesi belg e shpalli veten mbret të Milanos në mediat sociale. Ish-futbollisti i Manchester United shënoi edhe dje, por ishte Ibrahimovic dhe Milan i tij që fitoi.

Suedezi nuk humbi kohë dhe me “modestinë” e tij të zakonshme fillimisht postoi luanin e gjakosur pasi kishte ngrënë dhe sot postoi foto duke festuar me titullin: “Milano nuk ka pasur kurrë një Mbret, ka një Zot!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu