“Ibra nuk do të lëvizë, ai do të qëndrojë në Sanremo. Ja ku do të stërvitet i vetëm. Përplasje me Lukakun? Nuk është racist”

Tri ditë para derbit të madh të së dielës pasdite, Zlatan Ibrahimovic është gjithashtu në fokus. Ai do të jetë atje kundër Interit dhe në përgjithësi nuk do të humbasë asnjë ndeshje të Milanit, por në fillim të marsit do të udhëtojë për në Sanremo, për të marrë pjesë në Festival. Një marrëveshje me të cilën dikush mburret.

Drejtuesi i festivalit të famshëm italian të muzikës, Amadeus, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, tregon disa kuriozitete për lidhjen me Ibrën. Kundërshtar që është gjithmonë më mirë të mos e provokosh disa ditë, para një ndeshjeje si ajo me Interin: 

“Ai është një kampion i çmendur, shënoi 8 gola për ne, mjerë kush e ngacmon para një ndeshje të tillë, sepse rrezikoni ta ndizni…

Ai është lojtari që kam më shumë frikë, unë shpresoj ta mposht, por çfarëdo që të ndodhë, do të jem i lumtur ta mirëpres në Sanremo. E kam fjalën për sportin, ashtu si përjetohet në mënyrën britanike. Më pëlqen të luaj me të, të ndriçohem prej tij dhe gjithashtu të tallem”.

Çfarë ideje kishte Amadeus (tifoz i thekur i Interit) për Ibrahimoviç? “Ne drekuam së bashku, më bëri përshtypje mirësia, edukimi, karakteri i fituar gjatë një eksperience të gjatë. Tri përcaktime për të? Karizmatik, i vendosur, profesional. I uroj më të mirën, por e rëndësishme është të fitojë të dielën!”

Më në fund, prezantuesi zbulon detajet e marrëveshjes me Ibrahimovic. Suedezi do të vazhdojë të stërvitet në Sanremo gjatë javës së festivalit: 

“Zlatan është një profesionist i shkëlqyeshëm, kampionë si ai dinë ta menaxhojnë mirë veten e tyre. Ibra di të organizohet, ai do të stërvitet në Rivierë për tërë javën, me përpikmëri si gjithmonë, tifozët duhet të jenë të sigurt.

Nëse ai mbërrin gjithmonë i pari në trajnim dhe largohet i fundit, kjo do të thotë se ka vetë-disiplinë shembullore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu