Ibra në Sanremo, stërvitje antistres pranë detit! Shqetëson pak vetëm puntata e fundit

Afron festivali i këngës në Itali, pra Sanremo, dhe Zlatan Ibrahimovic do të jetë qershia mbi tortë. Një kontratë që suedezi lidhi që përpara se të rinovonte me Milanin dhe që drejtuesit kuqezi nuk kundërshtuan pasi janë të vetëdijshëm se kanë të bëjnë me një sportist model…

Madje, Corriere della Sera e quan: “Plani anti-stres i Ibra për Sanremo: tre ditë në Rivierë. Ai do të stërvitet në det”.

SITUATA – Për të shmangur një vajtje-ardhje stresuese çdo ditë, Zlatan do të stërvitet për tre ditë në Riviera së bashku me një trajner të Milanit: të martën 2 mars, të premten 5 mars dhe të shtunën 6 mars.

Të mërkurën ai do të jetë rregullisht në San Siro për ndeshjen kundër Udineses 20:45: atë mbrëmje do të ketë lidhje me video me Festivalin pas ndeshjes.

Do të ketë katër netë në të cilat ai do të ndalet për të fjetur në Sanremo: të martën pas premierës, të enjten kur do të këndojë me mikun e tij Mihajlovic, të premten dhe të shtunën.

I kushtohet vëmendje mbrëmjes së fundit, tradicionalisht më e gjata. Ditën tjetër, të dielën në 15:00, Milani do të luajë në Verona: koha është e ngushtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu