Ibra në Sanremo, dhuratë dhe premtim interistit Amadeus. “Ai është numri 1 në çdo fushë!”

Pas kaosit të krijuar rreth grindjes midis Ibrahimovic dhe Lukaku në derbin e Coppa Italia, prania e suedezit në Festivalin e Sanremos u vu në dyshim.

Ibra ishte rekrutuar si mysafir i programit të rëndësishëm muzikor, por akuzat e pretenduara të racizmit kundër tij kishin rrezikuar pjesëmarrjen.

Për fat të mirë, këto akuza të pamotivuara kanë rënë para Prokurorisë Federale, e cila po merret me çështjen.

Dhe vetë Amadeus, moderatori i Festivalit, u kujdes për të konfirmuar praninë e Zlatan Ibrahimovic në pesë mbrëmjet e planifikuara në program.

Në fakt, i intervistuar në një konferencë për shtyp, Amadeus tha për Ibrahimovic: “Ai është një kampion i madh dhe si interist e përgëzoj Milanin në rrugën që po ndjek. Ibra gjithashtu më dha fanelën e tij.

Unë kam një vëlla nga Milano që do ta pëlqente por është e sigurt që nuk do t’ia jap”.

Ka shumë kuriozitet për të parë Zlatan në skenën e Ariston, dhe mbi të gjitha për të ditur se çfarë do të bëjë ai duke pasur parasysh karakterin e tij shumë ekstravagant.

Vetë Amadeus nuk donte të reagonte tepër për të mbajtur surprizën dhe tha: “Çfarë do të bëjë Ibrahimovic? Ai është një personazh për t’u zbuluar, ai është numri 1 në shumë fusha. Do ta zbuloni sapo të fillojë festivali”.

Gjithashtu gjatë konferencës për shtyp në të cilën Amadues prezantoi Festivalin e Sanremos, mbërriti një mesazh shumë emocionues nga Zlatan Ibrahimovic.

Një premtim i vërtetë nga suedezi, i cili në vazhdën e sukseseve të fundit, synon edhe në maksimum për sa i përket Festivalit.

Mesazhi u drejtohet si Amaduesit ashtu dhe Fiorellos:

“Bëhuni gati, unë jam rrugës. Le të vendosim një rekord tjetër”.

Është e qartë se sulmuesi i Milanit po i referohet vlerësimeve që programi do të regjistrojë, me premtimin se këto do të tejkalojnë rekordet e kaluara.

Ka shumë për të bërë, Ibra synon përsosmërinë në gjithçka, në çdo angazhim të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu