IBRA NË LOT! “Te Milani jam në familjen time, i dua ata djem! Por Suedia më mungonte, fëmijët e mi…”

Gjatë konferencës për shtyp për kthimin e tij në ekipin kombëtar, Zlatan Ibrahimovic gjithashtu u përqendrua te Milani dhe ky sezon me kuqezinjtë.

“Pas dy vitesh te Los Angeles Galaxy unë akoma ndjehesha i gjallë, agjenti im më tha se ishte shumë e lehtë për mua të luaja në Shtetet e Bashkuara.

Kështu që e pyeta se kush kishte më shumë nevojë për mua dhe ai u përgjigj duke më dhënë emrin e Milanit. Kështu që ai thirri kuqezinjtë dhe ja ku jam.

Unë jam optimist për Serie A, është krijuar një harmoni e shkëlqyeshme në grup dhe një ditë pa shokët e mi të Milanit është si një ditë pa fëmijët e mi…

Është sikur të ishin ulur në një dhomë dhe të gjithë po prisnin të vinte Zlatan dhe të tregonte se çfarë të bënin. Unë dua të jem pjesë e asaj dhome!

Më pëlqen projekti që po bën Milani për momentin. Nuk është e njëjta skuadër si dhjetë vjet më parë kur blenë lojtarët më të mirë të botës.

Suedia? Klubi nuk kishte asnjë kundërshtim për kthimin tim në ekipin kombëtar”, vazhdon suedezi duke folur për të ardhmen e tij.

“Nuk ka ardhur ende koha që të tërhiqem, unë do të luaj për aq kohë sa mundem sepse dua të vazhdoj të bëj atë që dua. Për momentin nuk mendoj për rolin e trajnerit.

Mendoj se është më lehtë të jesh futbollist sesa trajner. Sidomos nëse ke qenë një ish-lojtar. Mendoj se është shumë stresuese të jesh trajner”.

Ky është Ibra që njohim, përveç atij të cilit i dal lot kur flet për fëmijët e tij dhe kthimin në ekipin kombëtar.

“Unë kam dy të vegjël në shtëpi që godasin topin, gruaja ime më pyet që t’i them të ndalojë por unë them jo, ne mund të blejmë gjëra të reja nëse prishen … Si e morën kthimin tim në Suedi? Unë kisha Vincentin këtu i cili me të vërtetë qante kur unë u largova. Por tani është në rregull …”. Dhe ato emocioni goditi Ibrahimovic…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu