Deri tani, ecuria e tij ka qenë e jashtëzakonshme: viti 2020 e gjen me 18 gola në kampionat dhe gjithashtu 2 në kupa (Europa League dhe Kupa e Italisë).
Ibrahimovic e mbylli sezonin e shkuar nga janari deri në fund, pra faza e dytë, me 10 gola, ndërsa sivjet ka arritur 8 gola deri tani në vetëm 5 ndeshje!
Komentatori Fabio Caressa foli për Sky Sport duke bërë një krahasim me një legjendë të Premier League:
“Ibrahimovic është një karakter i bujshëm, ai ndikon për Italinë po aq sa Cantona për futbollin anglez, një ndryshim i mentalitetit radikal.
Ai ndryshoi futbollin tonë, ishte dominues kudo që shkoi, ndoshta përveç sezonit në Barcelonë.
Topat e Artë nuk mbërritën sepse ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të çuditshme me Ligën e Kampionëve. Ibra apo Ronaldo? Ronaldo jep më shumë në fushë, por Ibrahimovic është i pazëvendësueshëm në rritjen e ekipit, besoj se është unik në botë”.