Ibra-Milan shifrat, problem kerkesat e Raiolas!

Misioni per te risjellur Ibrahimovic ne Milano sapo ka nisur por rruga nuk duket aq e lehte sa duket. Kjo per shkak te shifres se larte qe ka kerkuar menaxheri tij Raiola 18 milion euro per 18 muaj te kuqezinjte. Nje shifer e larte kjo per arkat kuqezi duke pare dhe situaten e Fair Play Financiar qe klubi duhet te respektoje ndaj UEFA-s.

Maldini, Boban dhe Massara nen vezhgimin e e Gazidis nuk mund te japin me shume se 10 milion euro per 18 muaj kontrate. Shume para per nje 38 vjecar qe pretendohet te beje akoma diferencen ne Seria A. Ne idene e drejtuesve kuqezinj eshte nje kontrate 6 muaj me te drejte rinovimi dhe Ibra te fillonte stervitje qe ne fillim te dhjetorit me skuadren, distanca eshte e madhe por gjithcka do te varet nga deshira e vete lojtarit. Milan mund te jete nje zgjedhje zemre, po ashtu sic mund te jete zgjedhja e mikut te tij Mihajlovic te Bologna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu