“Ibra më tha se ishte i lodhur pas natës së gjatë, por sonte do të jetë në San Siro”

Prezantuesi i Sanremo Festival Amadeus, pas mbrëmjes së parë të organizuar dje, në konferencën për shtyp në funksion të mbrëmjes së dytë të planifikuar për mbrëmjen e sotme, foli edhe për debutimin e Zlatan Ibrahimovic në skenën Ariston:

“Ai është një djalë shumë inteligjent dhe italishten e kupton mirë, por Fiorello flet shpejt … ai së pari kërkoi që të ketë një hyrje “diskrete” në botën e argëtimit.

Ne jemi të kënaqur dhe të lumtur me atë që bëri dje, ai ka një buzëqeshje ngjitëse. Sonte ai do të lidhet nga Milano pasi do të jetë në San Siro dhe nesër ai do të kthehet këtu. Dje, në fund të mbrëmjes, më tha se ishte i lodhur, diçka që nuk i ndodh kurrë në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu