Ibra kryen tamponin, të hënën gati për të hedhur firmën

Të hënën në mëngjes Zlatan Ibrahimovic mund  të firmosë rregullisht rinovimin e kontratës në Shtëpinë Milan.

Mesfushori suedez do të qëndrojë me bluzen kuqezi deri në qershor 2021 duke perfituar rreth 7 milionë eurove neto.

Lajmet e fundit të Sky Sport kanë zbuluar se tamponi për Covid-19 ka rezultuar negativ.

Të shtunen në darkë ka hyrë në Milano nga Suedia dhe ka bërë testin për të verifikuar nëse kishte apo jo kontakt me coronavirusin.

Rezultati ka qenë ai që pritej, prandaj nesër në mëngjes rreth orës 11 Ibrahimovic do të firmosë kontraten e re me Milanin dhe pasdite në 15 mund të stërvitet në Milanello me pjesën tjetër të skuadres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu