“Ibra kërkoi falje! Mbetet kampion i madh. I kuqi? Nga bujaria…”

“Nuk duhej të kishte ndodhur kështu, por kështu shkoi. Na vjen shumë keq sepse e kishim përgatitur mirë ndeshjen. Tani do të përqendrohemi në kampionat dhe ndaj Bologna”.

Stefano Pioli ka komentuar humbjen dhe eliminimin në Kupën e Italisë teksa më pas u ndal edhe te kartoni i dytë i verdhë i Ibrahimovic që ndikoi jashtëzakonisht shumë te rezultati final.

“Kërkoi falje si kampioni i madh që është. Nuk ishte e lehtë të qëndronim lart pa pasur një qendërsulmues.

Presioni nga Interi ishte i fortë, ishte e pashmangshme të humbisnim metra dhe hapësira ndërsa minutat kalonin”.

“Kartoni i kuq i Ibrahimovic? Jemi shumë bujarë, Zlatan donte të ndihmonte ekipin. Mund ta ndalonte pak vrapin, por ndodh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu