“Ibra ka të drejtë mbi Scudetto! Ky ekip ndryshoi nga janari”

Stefano Pioli, me Milanin e tij, ishte një nga surprizat e këtij viti 2020. Trajneri kuqezi u vlerësua si “Trajneri i Vitit” në edicionin e gjashtë të Gazzetta Sports Aëards:

“Zlatan ka të drejtë të mendojë kështu për Scudetto. Realiteti thotë se Milani nuk është kthyer në Ligën e Kampionëve për shumë vite dhe ne duam t’i çojmë atje ku meritojnë të jenë”.

Image

Viti 2020 ishte i gjithi kuqezi: “Rruga filloi në janar me Ibrahimovic, Kjaer, Saelemaekers. Ne ndryshuam mënyrën tonë për të qenë në fushë, rezultatet na dhanë vetëvlerësim dhe pastaj kapërcyem hapin e mentalitetit fitues me Juventusin dhe skuadrat e tjera të rëndësishme. Ai na dha besim, forcë dhe cilësi”.

Për krahasimin me Milanin e së kaluarës: “Ne jemi të ngjashëm në dëshirën për të luajtur futboll proaktiv, ofensiv, të bukur.

Kemi të rinj, por ka edhe futbollistë me personalitet. Duhet të kemi guxim dhe entuziazëm, që janë cilësitë tona më të mira”.

Për basketbollin: “Janë dy sporte ekipore, kështu që sigurisht që janë të ngjashëm. Një sport që më magjeps dhe që e ndjek shumë nga afër”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu