Brahim Diaz, i cili foli në Movistar +, bëri një vlerësim të aventurës së tij të re në Milano, duke u përqëndruar te Zlatan Ibrahimovic dhe më pas duke folur për të ardhmen e tij:
Për Ibrën: “Ai është në të njëjtën moshë me babain tim, por ai vazhdon të bëjë ndryshimin. Në futboll nuk ka moshë dhe ai po e tregon atë.
Ne kemi një lidhje të shkëlqyeshme, ai më jep këshilla të mira dhe shkojmë shumë mirë. Të bësh pjesën tënde nuk është e mjaftueshme, gjithmonë duhet të punosh më shumë me të. Ai më thotë nuk ke mbaruar akoma, tani duhet të punosh me mua me muskujt e barkut. Ai kërkon shumë dhe ti përmirësohesh shumë”.

Për ndryshimin me kalimin në Milano: “Tani zbres më shumë minuta në fushë. Në Madrid isha mirë, por tani po jap më të mirën e futbollit tim, duke treguar atë që mund të jap. Këtu është shumë më lehtë, sepse unë e dua futbollin”.
Për të ardhmen: “Unë jam përqendruar në Milano dhe këtu po bëj më të mirën. Qyteti është shumë i bukur, me njerëz super miqësorë.
Jam shumë i lumtur që jam në Itali, u përshtata mjaft shpejt. Jemi krysues, ekipi është konkurrues, jemi të fortë dhe duhet të vazhdojmë me këtë dinamikë”.
Për Zidane: “Ne kemi një dashuri të veçantë dhe të ndërsjellë. Marrëdhënia midis tij dhe meje është shumë e mirë. Tani jam në Milano, luaj çdo tre ditë dhe kam më pak kontakte, por herë pas here marr një mesazh nga ai”.