“Ibra i mbinatyrshëm, luan që do të shërohet! Kur bisedova pas Covid më nisi një fotografi…”

Adriano Galliani dhe Zlatan Ibrahimovic, një dashuri e vjetër e prishur disi në momentin kur suedezi u largua “i detyruar” nga Milani drejt PSG, por sigurisht e rikthyer kur ai do të rivishej kuqezi këtë vit…

Edhe pse sot Galliani drejton Monza, vazhdon të ndjekë Milanin dhe atë që shtalarti suedez po bën: “Zlatan është shumë i fortë, ai është me të vërtetë një luan dhe do të shërohet për disa ditë”.

“Sapo mora vesh lajmin, menjëherë i dërgova një mesazh dhe ai u përgjigj me fotografi ironike të birrës Corona. Zlatan është shumë i fortë, me të vërtetë një luan, prandaj jam i dashuruar me të”, shtoi Galliani. “Që kur Milani e ktheu, sipas shifrave, kryeson Serie A: ndaj ky lajm i Covid nuk duhej, shpresoj që tamponi të dalë negativ shumë shpejt. Ibra është i fortë fizikisht dhe do të duhen disa ditë”.

“Fuqi të mbinatyrshme, thjesht shikojeni gati 39 vjeç. A do të provoj përsëri ta mar te Monza? Ndoshta (qesh) Tani për tani i uroj të gjitha të mirat”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu