Ibra godet në shenjë! Suedia “zien” pas deklaratave të tij dhe tani rrezikon “Guldbollen”

Midis Zlatan Ibrahimovic dhe “Topit të Artë” të dymbëdhjetë suedez të karrierës së tij është … Ibrahimovic.

Pas një viti si ai i përjetuar nga gjiganti kuqezi nuk do të kishte rivalë në lartësinë e tij. Por, vetë Zlatan mund të bëhet pengesë për Ibrahimovic!

Një lojë fjalësh, por edhe aq sa shakaja e tij, disa ditë më parë për kthimin në ekipin kombëtar, që hapi një debat të vogël diplomatik, i cili mund t’i “kushtonte” çmimin prestigjioz.

Zlatan Ibrahimović on Twitter: "My 10th Golden Ball, the award for Sweden's  Football Player of the Year. https://t.co/9t3gXsVNFL"

Ky çmim njihet si “Guldbollen” në Suedi, të cilën Ibra tashmë e ka fituar 11 herë në karrierë (hera e fundit në vitin 2016), por që, sipas vetë pranimit të tij, e ka vlerësuar më shumë me kalimin e kohës:

“Kur je i ri nuk i kupton gjërat e bukura që të ndodhin, më vonë i vlerësoni shumë më tepër”.

Çmimi jepet nga një juri prej gjashtë personash, të zgjedhur nga Federata Suedeze e Futbollit dhe “Sportbladet”.

Kriteret të kujtojnë ato të “Topit të Artë”, që të gjithë i dimë, ku vlerësohen meritat midis klubit dhe ekipit kombëtar në vitin kalendarik.

GdS: Milan's European mission resumes after 644 days - the latest on Tonali  and Ibrahimovic

Në një vit kaq të veçantë, të shënuar nga pandemia, Ibra u dallua për numrin e madh të ndeshjeve të luajtura në nivelin më të lartë (midis 38 dhe 39 vjeç), prandaj mungesa e tij në kombëtaren e Suedisë nuk do të ndikojë në zgjedhjet e jurisë.

Çështja, sidoqoftë, është se Ibra i zemëroi bashkatdhetarët e tij me fjalët e lëshuara në “Sky”, pas Milan-Verona: “Fotoja që postova në rrjetet sociale me fanellën e Suedisë? Ishte për t’i bërë ata nervozë dhe irrituar pak në Suedi”.

Zlatan tha atë fjali të buzëqeshu dhe opinioni publik – i cili shpesh ndahet për Ibrën – këtë herë është kundër tij, duke nisur nga presidenti i Federatës, sepse dashuria për ekipin kombëtar është e përbashkët për të gjithë tifozët e futbollit.

Kjo është arsyeja pse deklarata e kampionit kuqezi mund ta ketë sikletosur pak jurinë e “Guldbollen”.

Ibra është padyshim futbollisti më i mirë suedez i vitit 2020, por fjalët e tij mbi ekipin kombëtar rrezikojnë t’ia heqin këtë çmim.

Si do të përfundojë kjo histori? E vërteta ndo të zbulohet më 24 nëntor, kur mbrëmja gala suedeze e futbollit nuk do të zhvillohet për herë të parë drejtpërdrejt, por çmimet do të ndahen “në distancë”, me një transmetim të gjatë në TV4, me intervista dhe imazhe nga viti 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu