Raundi i dytë i Milanit kishte karakteristikat e Zlatan Ibrahimovic.
Performanca të larta që kanë bindur kuqezinjtë të vazhdojnë përsëri me suedezin.
Sipas Sky Sport, marrëveshja për rinovimin duhet të mbyllet në fundjavë, me gëzimin e të dy palëve.
Milani është rigjallëruar nga Ibrahimovic dhe suedezi ka gjetur formën tek Milan, prandaj të gjithë donin që të konkretizohej qëndrimi.
Marrëveshja duhet të arrihet në shifrat e rreth 6 milionë eurove, mes 7,5 milionëve që ka kërkuar Ibrahimovic, asistuar nga Mino Raiola.