E shkuara kundër së tashmes.
Suedezët mund të jenë të pavendosur për të zgjedhur mes Gunnar Nordahl ose Zlatan Ibrahimovic. Të dy kanë luajtur te Milan-i dhe kanë vendosur rekorde në futbollin italian.
I pari ka vendosur rekordin e golave në një sezon të vetëm, i thyer nga Gonzalo Higuain dhe Ciro Immobile respektivisht në 2016- ën dhe 2020-ën. I dyti ka fituar kudo.
Po cili është më i miri? Djali i Gunnar, Thomas Nordahl, ka shpjeguar këndvështrimin e tij për Tuttosport:

“Zlatan është më i kompletuar, por babai im ishte më efikas në zonën e rreptësisë. Gjithsesi, siç them shpesh, nuk do të ishte keq për babanë tim të ishte i dyti”, ka thënë duke qeshur.

“Është një çështje rbezash. Këtë vit do të kishte mbushur 100 vite, unë nuk bëj kurrë krahasime me të kaluarën. Kanë qenë më të mirët e epokave të tyre në futboll. Zlatan është tani. Babai ishte në kohën e tij”.