“Ibra është armiku im më i mirë! Respektohemi, por kurrë frikë. E dua sepse…”

Nëse Zlatan Ibrahimovic nuk është një sulmues i lehtë për t’u përballur për mbrojtësit, vetë Giorgio Chiellini nuk është një mbrojtës qendre i lehtë për tu përballur për sulmuesit.

Këta janë dy lojtarë të fortë fizikisht që nuk përmbahen kur bëhet fjalë për të vendosur muskujt e tyre. Ata kanë pasur disa duele të vështira si kundërshtarë dhe pavarësisht moshës së përparuar të të dyve, janë akoma lojtarë të një niveli të shkëlqyeshëm dhe të aftë për të bërë një ndryshim në rolet e tyre përkatëse.

Në një intervistë me të përmuajshmen franceze So Foot, Chiellini u pyet gjithashtu për Ibrahimovic.

“E respektoj atë shumë, respektojmë njëri-tjetrin. Ishim shokë ekipi në sezonin tim të parë te Juventus. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap para tij. Edhe atëherë ai kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike.

Më vonë kur shkoi te Inter ai u bë armiku absolut. Pastaj një kundërshtar te Milani dhe në ekipin kombëtar. Zlatan është sigurisht armiku më i mirë i karrierës sime”.

Mbrojtësi i Juventusit e vlerëson Ibra si një lojtar, ai është një kundërshtar që e stimulon atë dhe që thotë se ai kurrë nuk kishte frikë. Me siguri që të përballesh me sulmues të një thellësie të tillë nuk duhet të kesh frikë, përndryshe do ta vuaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu