IBRA E PRANON: Ja pse sot nuk isha në terezi! Penalltia? Do t’ia lë Kessie, ndryshe nuk më rinovojnë! Me mua Serie A…

Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga Sky Sport pas Milan-Verona. Suedesi realizoi golin final të 2-2 por edhe humbi penallti. Ishte rekord pasi ka realizuar në 7 ndeshje radhazi me Milanin në Serie A!

“Fytyra ime është e zemëruar, një barazim sot nuk është i mirë, patëm shumë shanse, e humba penalltinë, mendoj se do ia lë tjetrën Kessie.

Shumë gabime, por ne vazhdojmë. E rëndësishme është të mos humbasësh dhe mos e humbësh besimin. Ne duam që të fitojmë të gjitha ndeshjet, natyrisht”.

Te penalltia: “Silvestri kishte të drejtë, të fundit e kisha gabuar”.

Milan-Verona 1-2: Ibrahimovic spara in curva un rigore | Serie A News

Për nervozizmin: “Unë isha i zemëruar me veten time, kur lodhja hyn në kokën tënde nuk je në 100%. Ne luajmë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër, shyqyr që arrin kjo ndalesë. Edhe sot më mungonte qartësia dhe dashakeqësia para porte. Nuk isha fare me mendjen sot…”.

Foto me fanellën e kombëtares: “Ishte për të irrituar Suedinë”.

Scudetto: “Para kampionatit duhet të kesh objektiva, por edhe gjatë kampionatit. Duhet të kesh objektiva, ne nuk mund të hyjmë në fushë vetëm për të luajtur. Të paktën ky është mentaliteti im”.

Për rotacionin: “Trajneri më thotë kur të luaj! Mbaj mend Europa League kur isha në Manchester. Ishte shumë e komplikuar të luash të enjteve, ka pak pushim midis ndeshjeve. Unë jam një profesionist, kur mund të luaj unë luaj. Ndihem si fëmijë, jam i lumtur të luaj, ishte e mundur që nuk mund ta bëja më”.

Milan 2-2 Hellas Verona: Ibrahimovic salvages late point after missing  penalty

Për ndryshimet në Serinë A pas kaq shumë vitesh: “Me Ibrën është më i fortë. Skuadrat janë të ndryshme, Verona dhe Atalanta kur isha atje nuk ishin në këtë nivel.

Unë shoh më shumë ekipe që luftojnë. Kam luajtur në shumë vende, Italia është më e vështira për një sulmues”.

Kush është më i fortë mes tij dhe Ronaldos: “Ju vendosni”.

📸 Milan, Ibrahimovic lo ha fatto ancora: rigore spedito in curva -  OneFootball

Pse Topin e Artë nuk e fitoi kurrë: “Nuk më shqetëson, është mirë ta kesh por nuk kam nevojë që të ndihem më i fortë. Unë po luaj në maksimumin tim për t’u përpjekur të ndihmoj shokët e mi të skuadrës”

Për luftën e kampionatit: “Ka shumë ekipe që luftojnë, le të shohim se kush do të jetë më mirë fizikisht”.

Për rinovimin: “Pas penalltisë mendoj se jemi në gjendje të keqe (qesh). Tani do të lë Kessie t’i gjuajë, kështu që mbase do të jem në një situatë tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu