Zlatan Ibrahimovic ka publikuar një story në profilin e tij zyrtar të Instagram-it dhe në foton është e shkruar “The Lion King”, domethënë “Mbreti Luan”.
Nuk është hera e parë që suedezi publikon një imazh duke u inspiruar nga filmi i animuar.
E vështirë të dëshifrohet kuptimi i mesazheve të tij.
Por është interesante të vësh re se Ibra në foto mban veshur një bluzë me numrin 9 (atë të Los Angeles Galaxy), shenjë kjo që mund të jetë ajo e të ardhmes se tij tek Milani.
Një numër që në vitet e fundit ka qenë i “mallkuar”, pas lamtumirës së Filippo Inzaghi.
Atij i pëlqejnë sfidat dhe ndoshta mund të veshë nr.9 për të thyer “mallkimin”.
Siç raportoi më parë Calciomercato.com, marrëveshja është gjetur për rreth 6 milionë euro neto plus 1 milion tjetër bonus.
Drejtuesit e presin për firmen e kontratës së re dhe Stefano Pioli e pret për stërvitjen në Milanello.
Milani shoresonte të harxhonte diçka me pak për rrogen e Ibrahimovic, por i është dashur të rrisë oferten për të mos humbur një lojtar kryesor në projektin e mister Pioli.
Të gjithë e kanë parë impaktin e 38 vjeçarit nga momenti i khimit të tij në kuqezi.