Ibra e kishte kuptuar problemin e tij! Ia tha shokëve të ekipit duke u larguar nga “San Paolo”

Milani, ende i pamposhtur në kampionat, kryeson tabelën e Serie A pas 8 javësh, por humbet yllin e tij. Dëmtimi që Zlatan Ibrahimovic pësoi ndaj Napolit është me të vërtetë mjaft i bezdisshëm dhe jo i lehtë. 

“Lëndim i kërcellit të kofshës së majtë”; ky është rezultati i testeve mjekësore, që suedezi kreu të hënën në mëngjes, pas kthimit në Milano.

Edhe pse, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Ibra e kishte kuptuar gjithçka të dielën në mbrëmje.

Duke tundur kokën, ndërsa i drejtohej tunelit të kthimit në dhomat e zhveshjes së “San Paolo”, sulmuesi do t’u kishte pëshpëritur shokëve të tij të skuadrës: “Mi sono stirato”, duket se ka thënë… Praktikisht, “m’u tendosën muskujt”.

Lesione muscolare per Ibra: i tempi di recupero | Calcio e Finanza

Shokë të cilët tani do të duhet të bëjnë pa Ibrahimoviç, për të paktën tri javë.

Sfida e Europa League mbërrin, por mbi të gjitha Fiorentina dhe Genoa në kampionat.

Shpresa është që suedezi të kthehet më 13 dhjetor kundër Parmës, por nuk përjashtohet që koha e rikuperimit të jetë më e gjatë.

Për të komplikuar planet e Piolit janë edhe problemet fizike të Rafael Leao dhe Saelemaekers.

I pari u dëmtua me Portugalinë U-21 dhe do të rrijë larg fushave për të paktën dy javë, ndërsa i dyti ndrydhi kaviljen në Napoli.

Sulmi do të varet nga Rebic, gjithashtu i kthyer pas problemit të bërrylit. Kroati do të mbajë peshën e sulmit kuqezi të paktën deri në mes të dhjetorit, me Colombon e ri si e vetmja alternativë e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu