Ibra e ka vendosur, mesazhi krahas videos kuqezi

Zlatan Ibrahimovic është kthyer aktiv në rrjetet sociale.

Pas fotos që ka postuar me bluzen me numër 9, suedezi ka nxjerrë një video në Twitter, në të cilen ndodhet në një saunë duke pushuar.

Vendndodhja, me lyerje kuqezi, duket se është më shumë se një e dhënë, ashtu ai edhe shprehja “Qetësia para furtunës”.

E lehtë për t’u kuptuar se kthimi në Milano i suedezit është vërtet i afërt.

Siç raportoi më parë Calciomercato.com, marrëveshja është gjetur për rreth 6 milionë euro neto plus 1 milion tjetër bonus.

Drejtuesit e presin për firmen e kontratës së re dhe Stefano Pioli e pret për stërvitjen në Milanello.

Milani shoresonte të harxhonte diçka me pak për rrogen e Ibrahimovic, por i është dashur të rrisë oferten për të mos humbur një lojtar kryesor në projektin e mister Pioli.

Të gjithë e kanë parë impaktin e 38 vjeçarit nga momenti i khimit të tij në kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu