Ibra drejt kthimit te Suedia! Zbulohet takimi i fundit vendimtar

Sipas raportimit nga svenskfotboll.se, mbrëmë trajneri suedez Janne Andersson dhe sekretari i përgjithshëm i federatës suedeze të futbollit Håkan Sjöstrand shkuan në Milano për të biseduar me Zlatan Ibrahimovic për kthimin e tij të mundshëm në ekipin kombëtar.

Takimi u zhvillua sot dhe me sa duket ishte i frytshëm. Trajneri Andersson tha: “Pasi Zlatan hapi kthimin e tij në ekipin kombëtar dukej e rëndësishme dhe e drejtë që të takoheshim për ta diskutuar me atë sa më shpejt të ishte e mundur”

“Unë jam i lumtur që takuam njëri-tjetrin. Takimi ishte shumë pozitiv, do të vazhdojmë dialogun në muajt e ardhshëm”.

Takimi i radhës i ekipit kombëtar suedez është planifikuar për në mars 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu