Eusebio Di Francesco u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes pas Cagliari-Milan. Pozita e trajnerit të Cagliarit pas humbjes tashmë është e lëkundur dhe mund të vijë edhe shkarkimi.
“Shumë keq për golin e dytë, marrë nga një krosim që nuk u lexua siç duhet. Shumë keq për penalltinë e mos marrë, por kur kohët janë të vështira, jo gjithçka del mirë”.

Për Ibrahimovicin dhe vështirësinë e Cagliarit në zonën sulmuese: “Ibra është më i zgjuar dhe më me përvojë. Dinak! Edhe sot ai ishte vendimtar.
Ne nuk ishim shumë të mirë në hapin e fundit, për të mbyllur veprimet e shumta të lojës që krijuam. Rezultatet dhe pikët mungojnë, ato peshojnë në këtë renditje”.
“Milani e fiton ndeshjen dhe merr pikët në shtëpi sepse ata dinë të vuajnë, por ne ende paguajmë nga ky këndvështrim”.