“Ibra deri 41 vjeç… Calha dhe Donnarumma, rinovimet po negociohen. Scudetto…”

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, foli për “Sky Sport” përpara ndeshjes në Europa League, ndaj Lille, duke u ndalur te roli i tij, rinovimet dhe Ibrahimovic.

“Unë i dija vështirësitë e këtij roli të ri, e dija se duhej të mësoja shumë dhe e di që duhej të mësoj edhe më shumë.

Vizioni im nga 2018 deri më sot se si të menaxhoj një ekip është përmbysur plotësisht. Si menaxher është gjithmonë e rëndësishme të jesh i hapur për gjëra të reja.

Nuk është hakmarrje personale. Jam i lumtur që Milani është i pari në renditje dhe lojtarët po punojnë”.

Për fëmijët e Maldini dhe Weah te Milani dhe Lille: “Këto janë historitë e bukura që ndodhin kur luani te Milani. George ishte një nga lojtarët më të fortë që Milani ka pasur, me një personalitet të madh”.

Për vazhdimësinë: “Tashmë në janar dhe shkurt pashë shumë gjëra pozitive, kjo vazhdimësi është befasuese, por varet nga një stabilitet i caktuar, nga zgjedhjet e klubit dhe të ne menaxherëve”

Për rinovimet e Donnarumma dhe Calhanoglu: “Çdo javë është e mirë, kontaktet janë vazhdojnë, qartësia është ekstreme. Le të ecim përpara në negociatat e ndryshme, nuk ka një javë që mund të jetë më e mirë se të tjerat”.

Mbi Pioli dhe të jesh lojtar i Milanit: “Një trajner si një futbollist duhet të jetë një profesionist, ai mund të ketë simpati që harrohen një herë.

Ai ka ndryshuar disa skuadra, kjo është hera e parë që ai rikonfirmohet duke filluar me gjashtë muaj nga përvoja e parë. Ishte gjëja më logjike për të bërë”.

Për Ibrahimovic: “Kam luajtur deri në moshën 41 vjeç, çdo lojtar është i ndryshëm nga të tjerët, Ibra është i veçantë”.

Për Scudetto: “Unë nuk e di nëse jemi gati të fitojmë, nëse në fund të këtij viti nuk kemi fituar Scudetto nuk do të zhgënjehemi. Do të zhgënjehemi nëse nuk bëjmë më të mirën për të arritur sa më lart”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu