“Ibra bërtet por është plus i madh, asnjë frikë në derbi. Po ndjek porosinë e Maldinit. Unë dhe Hakimi…”

Dy ditë para derbit, Theo Hernandez bëri këto deklarata për mikrofonët e DAZN, që do të transmetojë derbin Milan-Inter. Francezi kaloi një periudhë jo fort të lumtur, por tani duket se po kthehet në nivelet e tij…

Derbi: “Këtu në Milano, derbet janë të gjitha të rëndësishme, por sigurisht që ky do të jetë më i rëndësishëm për shkak të pozitës dhe disa pikëve që na ndajnë: do të jetë një derbi i shkëlqyeshëm.

Një ndeshje e vështirë dhe intensive por mendoj se do të luajmë një ndeshje të mirë. Nga kush kam më shumë frikë? Në realitet, unë nuk kam frikë nga askush dhe as shokët e mi nuk kanë frikë. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të luftojmë për të fituar”.

Për galopimet e tij personale: “Kur rifitoj ose marr topin dhe synoj portën, në kokën time, unë do të shënoj!”.

Në lidhje me deklaratat e Maldini: “Maldini thotë që unë duhet të bëhem një nga tre mbrojtësit më të fortë në botë? Po, edhe unë mendoj kështu, besoj se me punën që po bëj, po e meritoj atë.

Duhet të punoj edhe më shumë, ditë pas dite dhe shpresoj se një ditë do të vijë kjo kohë. Tani unë përqendrohem te vetja për të bërë më të mirën dhe pastaj njerëzit do të vlerësojnë”.

Në lidhje me pozicionin që ndryshon në goditjet e këndit: “Trajneri ndonjëherë më thotë ta futem në zonë ose të qëndroj larg për të goditur kur kthehet topi.

Kjo varet me cilën skuadër përballemi dhe për pasojë unë pozicionohem. Kështu që nëse një top arrin unë mund ta godas. Nuk më thonë ta bëj normalisht por nëse shoh mundësinë për të gjuajtur e bëj dhe pastaj dëgjoj Ibra të më bërtas nga larg! (qesh)”.

Në lidhje me deklaratat e Ibra vitin e kaluar i cili tha: “Nëse do të kisha mbërritur në Milano në fillim të sezonit, ne do të kishim fituar Scudetto”:

“Për momentin nuk kemi justifikime, në fakt ne punojmë çdo ditë dhe pastaj le të shikoni si do të përfundojë”.

Për Ibrën: “Të kesh Ibra në ekip është një plus. Ajo që bën përshtypje është fiziku i tij, 39 vjeç, të bën përshtypje se si ai është fizikisht në fushë dhe si i ndihmon shokët e tij të skuadrës.

Nëse ai bërtet? Shumë! Kur gabohet pasimi ai na tregon se duhet të japim më shumë. Ai është një person i madh dhe një shok i shkëlqyer i ekipit. Ndonjëherë zemërohet dhe na qorton, por është e drejtë që ai ta bëjë atë dhe të na tregojë se çfarë të bëjmë”.

Për familjen e tij: “Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me vëllain tim Lucas, ne flasim çdo ditë dhe jemi shumë të bashkuar, vëllezër deri në vdekje. Nëse flasim për ekipin kombëtar? Jo, jo akoma.

Ajo festë kundër Lazios ishte një mesazh për Deschamps. Unë jam duke punuar shumë që të jem në gjendje të shkoj në ekipin kombëtar. Ajo që duhet të bëj është të punoj çdo ditë dhe të shpresoj për thirrjen. Unë kam lindur në Marsejë dhe jam rritur në Spanjë, por ndihem francez. Familja është në Francë dhe unë jam francez”.

Dieta e tij: “Unë kam një dietë të mirë: mish pule, oriz, perime … por ndonjëherë ha edhe një pizza ose një sanduiç në McDonald’s!”.

Për Hakimin: “Nuk e prisja që Reali të na linte të shkonim. Ne ishim të dy te Real Madrid dhe nuk luanim shumë.

Gjëja më e mirë që mund të bënim ishte të largoheshim, sepse nëse je atje dhe nuk luan, nuk jeni të lumtur dhe nuk keni mundësitë që do të donit të kishit. Por edhe Hakimi edhe unë kemi bërë më të mirën dhe tani jemi të dy këtu në Milano. Ai është një lojtar i pabesueshëm.

Ai ka shumë talent, shpejtësi , cilësi. Ne jemi pak a shumë të ngjashëm. Unë e njoh atë personalisht dhe kemi kaluar shumë kohë së bashku. ðshtë një djalë i mirë dhe një mik i shkëlqyeshëm. Çfarë do t’i them atij në derbi? Asgjë! Në fushë armiq, jashtë saj miq”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu