IBRA: “Asgjë kundër Lukaku! Për gjashtë muaj nuk i dëgjova interistët të flisnin, kurse tani…”

Dita e parë në Sanremo për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milan foli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm…

Natyrisht, i zakonshmi Zlatan, pa ndryshuar asnjë presje. “Amadeus më telefonoi dhe donte të më takonte – fillon suedezi – dhe unë menjëherë thashë po, pasi siç thotë ai: është më mirë të më kesh në të njëjtën skuadër sesa kundër.

Dhe tani, ai dhe unë jemi në të njëjtën skuadër. Nuk e di se çfarë më pret, Amadeus më tha se gjithçka do të jetë mirë dhe nuk e di vërtet se çfarë më pret.

Por di që më tha se donte të thyente çdo rekord të mundshëm dhe ja ku jam..

Programi, mes Milanit dhe Sanremos pas dëmtimit – “Programi do të mbetet i njëjtë, unë kam pasur një dëmtim të vogël, por programi i Festivalit nuk ndryshon, pasi mund t’i bëj të gjitha lëvizjet, nuk ka problem”.

“Unë nuk mendoj për polemikat, kushdo që më njeh e di që unë jam një profesionist. Unë pyeta për Sanremo 2021, shfaqjen më të rëndësishme në Itali dhe thashë: bëhet!”.

“Dua t’i jap Italisë atë që më ka dhënë ndër vite”.

“Më pëlqejnë dhe i respektoj të gjitha klubet në të cilat kam luajtur, por ndihem si në shtëpinë time te Milan”.

Për mirëseardhjen e Amadeus dhe Fiorello, dy tifozë të Interit: “Pa një lojtar të Milan nuk ka derbi. Ata përsërisin se janë tifozë të Interit çdo pesë minuta dhe thonë se janë të parët në renditje, por për gjashtë muajt e parë nuk kam dëgjuar asgjë. Ta rikapim vendin e parë. Lukaku në Sanremo? E mirëpres, asnjë problem me të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu