Ibra: A do të jem me Juventusin? Të shoh… Nuk jam Superman por kam këtë problem me veten

Zlatan Ibrahimovic, me gjendjen e tij të pasigurt fizike, po mban tifozët e shumtë kuqezi ende ne ankth, si dhe padyshim të gjithë ekipin dhe trajnerin e tij. Suedezi u dëmtua në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Lazios.

Nnjë problem me tendinën e tij të Akilit (inflamacion), i cili u kthye më i gjallë në seancën stërvitore para Liverpoolit.

Sulmuesi e gjeti veten duke u stërvitur sërish sot por i distancuar nga grupi. Një faktor që shqetëson jo pak të gjithë mjedisin kuqezi, duke qenë se përplasja direkte kundër Juventusit është caktuar për të dielën e ardhshme.

Jemi mjaft të vetëdijshëm për rëndësinë e suedezit brenda skuadrës së Milanit, por jemi njësoj të vetëdijshëm për moshën e këtij lojtari.

40 vjecc në tetor dhe një trup që duket se heq dorë nga vetja me kalimin e kohës. Prandaj prania e tij kundër bardhezinjve është në dyshim, siç deklaroi ai vetë gjatë ngjarjes ‘Mind the gum’ në Hotel Gallia. Zlatan nuk e fshehu pasigurinë për gjendjen e tij.

Italy: AC Milan vs SS Lazio Italy, Milan, sept 12 2021: Zlatan Ibrahimovic Milan striker claps a teammate for a good play during football match AC MILAN vs SS LAZIO, Serie A 2021-2022 day3, San Siro stadium Italy Fabrizio Andrea Bertani/Pacific Press Copyright: FabrizioxAndreaxBertani

Kjo është deklarata e tij:

“A do të jem kundër Juventusit? Duhet të vlerësoj ditë pas dite, nuk është sekret: kam një problem të tendinit dhe nuk dua të rrezikoj pasoja afatgjata.

Dua të jem me ekipin gjatë gjithë sezonit dhe mendoj se nuk jam Superman. Edhe pse, problemi im është vetëm ai: punoj shumë dhe më pëlqen të vuaj”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu