“I thashë Gattusos grise diplomën si trajner po të mundi Bonera…!” Po t’i, do e grisësh zoti gazetar?

E çuditshme si të kthehen bumerang deklaratat e bujshme ndonjëherë… Ashtu si Ivan Zazzaroni, gazetar i Corriere dello Sport, i cili përpara ndeshjes Napoli-Milan, i intervistuar nga “Radio Kiss Kiss”, analizoi supersfidën.

“Napoli-Milan do të jetë ndeshja e Fabian Ruiz. Sipas mendimit tim Napoli është favorit. Unë kurrë nuk kam besuar në një Milan që lufton për Scudetto, pavarësisht nga fillimi i shkëlqyeshëm i kampionatit.

I dërgova një mesazh këtë javë Gattusos duke i thënë: “Nëse humbet ndaj Bonera, duhet të grisësh kartonin tënd” Në futboll mund të bësh shaka, por jo për gjithçka”…

E pra, i dashur Ivan! Grise dhe ti diplomën tënde si gazetar, nëse e ke një, sigurisht…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu