Matteo Gabbia u intervistua nga Sky Sport tre ditë para ndeshjes kundër Napolit.
Mbrojtësi qendror, që ndaj Verona-s ishte titullar në mungesë të kapitenit Romagnoli, u ndal te kjo përballje.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi që po bën shumë mirë, do të jetë emocionuese dhe e vështirë, por nëse ne si Milan duam të arrijmë qëllimet që klubi meriton duhet të përpiqemi të fitojmë”.
Për momentin: “Ne jemi të lumtur, por e dimë që rruga është akoma e gjatë, ndoshta tani vendosja e objektivave nuk është zgjidhja më e mirë, duhet të jemi ambiciozë dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje”.
Nis turi i forcës me ndeshje çdo 3 ditë: “Ne jemi gati, do të përgatitemi sa më mirë, atëherë pas këtyre dhjetë ndeshjeve mund të pushojmë përsëri dhe të shohim se çfarë kemi arritur”.