I PANDALSHMI ZLATAN! Tregohet modest te goli dhe i thur elozhe të rinjve të Milanit: Presionin e mbaj unë

Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga DAZN në fund të Udinese-Milan, që u vendos pikërisht nga suedezi, me 7 gola në Serie A në 5 ndeshje deri tani!

Goli i shkëlqyeshëm i Franck Kessie sigurisht u gjenerua për meritat e mëdha të tij, por edhe falë asistimit të Ibrahimovic.

Suedezi, duke vepruar pothuajse si një fantazist, pasoi shkëlqyeshëm topin në këmbët e mesfushorit i cili shënoi.

Ky ishte asistimi i parë në këtë kampionat për Ibrahimovic, ndërsa është i dyti i sezonit pas atij që i shërbeu Brahim disa ditë më parë. Me Milanin, suedezi ka shërbyer gjithsej 31 asistime në karrierë.

A mund të na tregoni për golin? “Një gol i mirë, por fitorja është më e rëndësishme. Një gol me 3 pikë në një ndeshje të vështirë, ne kemi treguar se duam gjithmonë më shumë. Ne punojmë dhe vuajmë, ekipi është mirë”.

Topi tek Ibra, gjithmonë: “Ne të gjithë duam topin, kur ka një mundësi të gjithë mendojmë se mund të vendosim me një driblim, goditje apo pasim.

Udinese-Milan 1-2 al 90': la decide Ibrahimovic in rovesciata-taekwondo

Brahim ka hyrë mirë, ne jemi skuadra më e re në Evropë. Ata më bëjnë të ndihem i ri, djem shumë të mirë, kanë një dëshirë të pabesueshme dhe nuk janë kurrë të kënaqur as në ndeshje, as në stërvitje”.

Një limit kur ke kaq shumë të rinj? “Unë marr presionin dhe më pëlqen, ata nuk kanë pse ta ndiejnë atë. Unë do të kujdesem për të, ata thjesht duhet të punojnë dhe ta besojnë atë. Kohë të vështira vijnë për të gjithë, është pjesë e sezonit. E rëndësishme është të punosh dhe të mendosh pozitivisht”.

Çfarë mund ta ndalojë Milanin?

“Gjërat po shkojnë mirë, ne luajmë një ndeshje në çdo kohë dhe çdo ndeshje është një finale. Pastaj shohim se ku do të shkojmë! Kemi qëllime kolektive dhe individuale. Shpresoj që tifozët të kthehen së shpejti për të parë këtë Milan, ne luajmë për ta dhe shpresoj se ata së shpejti mund të ndajnë këtë aventurë me ne”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu