I paguar 7 mln euro, Milani super i kënaqur nga belgu polivalent!

I ardhur në janar në huazim me të drejtën e blerjes, Alexis Saelemaekers i befasoi pak të gjithë, falë edhe dëmtimit të Castillejo ndaj SPAL, duke detyruar  Stefano Pioli ta aktivizojë përpara kohe.

Pra, përveç përvojës së sjellë nga Ibrahimovic dhe Kjaer – dy protagonistë të fazës së dytë rekord të kuqezinjve –  gjithashtu duhet llogaritur eksploziviteti i belgut, i konsideruar si një “xhol” i vërtetë, si për rolin ashtu edhe për fleksibilitetin.

Saelemaekers ishte një surprizë e këndshme: belgu arriti të fitonte besimin e Pioli, duke u futur plotësisht në mekanizmat e studiuar nga trajneri kuqezi. i ndihmuar edhe nga dëmtimi i Samu Castillejo, numri 56 kishte mundësinë të luante shanset, madje duke shënuar një gol (të bukur) në fitoren 5-1 të kuqezinjve kundër Bologna-s së ish-Mihajlovic.

Klubi nuk u mendua dy herë për të blerë lojtarin nga Anderlecht. Alexis mund të vendoset si mbrojtës i djathtë – ku në Belgjikë e ka treguar se ka karakteristikat për të plotësuar atë rol – por dhe si një sulmues krahu, në të cilin luajti te Milani pas dëmtimit të Castillejo.

Belgu, pra, ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme me trajnerin e Milan, i cili e vlerëson atë shumë dhe shpreson t’i japë atij sa më shumë minuta të jetë e mundur gjatë këtij sezoni të gjatë dhe të ngarkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu