I PAFUNDMI IBRAHIMOVIC: sekretet e gjigantit suedez, numrat dhe synimi i një rekordi

Kur bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, diskutimi shpesh përfundon me moshën e tij, por duke pasur parasysh mënyrën se si ai ka luajtur që kur u kthye në Milano në janar, është e qartë se karta e identitetit është thjesht një numër…

Suedezi e filloi sezonin ashtu si edhe e la! Tre gola në dy ndeshjet e tij të para zyrtare: vetëm në sezonin 2014-2015, kur veshi fanellën e PSG, Ibra bëri më mirë me katër gola në dy ndeshjet e para.

Milan, partenza da ventenne per Ibrahimovic: è già fuga del gol

Palestër dhe ushqim – Ndikimi që Zlatan pati te Milani dhe Pioli është parë nga të gjithë: në fushë ai është akoma vendimtar, por kthesa më e rëndësishme ndodhi në dhomën e zhveshjes, ku ai ndryshoi mentalitetin e shokëve të tij të skuadrës të cilat tani paraqiten dukshëm më mirë sesa pjesa e parë e sezonit të kaluar.

Siç shpjegon La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, sekretet e Ibra janë kryesisht dy: mendja dhe një profesionalizëm maniak! Çdo ditë, sulmuesi i Milan kalon stërvitje të vështirë në palestër dhe gjithashtu kujdeset shumë për ushqimin e tij.

Milan, per Ibra a casa corsa e circuiti di forza per restare in forma - La  Gazzetta dello Sport

DETAJE – Në moshën 38 vjeç, për të qëndruar në formë, është thelbësore të kujdesesh për çdo detaj edhe më shumë. Ibra e di mirë këtë dhe nuk i lë asgjë rastësisë. Në karrierën e tij, ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Barcelona-s dhe PSG gjithmonë kanë dashur sfida të reja dhe ajo e Milanit është ndoshta një nga më të ndërlikuarat me të cilat është dashur të përballet ndonjëherë: rikthimi në Ligën e Kampionëve për një ekip që nuk luan në elitën e klubeve evropiane prej shumë vitesh. Nuk do të jetë e lehtë, por nuk është mister që Zlatan pëlqen sfida më të komplikuara.

Ibrahimovic Tak Pernah Tua

Numrat – Një gol ndaj Shamrock Rovers në Europa League dhe dy gola në debutimin në kampionat kundër Bolonga-s.

Siç është raportuar këtë mëngjes nga Tuttosport, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të bëhet golashënuesi më i vjetër në Serie A. Për momentin, rekordi i përket Nestor Sensini, i cili shënoi gol në Udinese-Cagliari në 8 Janar 2006 në moshën 39 vjeç e 88 ditë. Për të kaluar në avantazh, numri 11 kuqezi do të duhet të shënojë duke filluar nga ndeshja në Benevento në 3 janar.

Falë dopietës kundër Bologna, Zlatan Ibrahimovic është bërë lojtari i dytë më i vjetër, që ka shënuar +2 gola në një ndeshje të vetme, në top-5 ligat europiane, që nga viti 2000.

Non solo Ibrahimovic, le doppiette più anziane dal 2000 ad oggi: la  classifica | Sky Sport

Suedezi ndjek Francesco Totti në këtë lloj renditjeje, që i shënoi gol Torinos në prill 2016, kur ishte 39 vjeç e 205 ditësh. Vërtet yje pa limite moshe dhe kufizime sportive…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu