“I pabesueshëm”. De Vrij befasohet nga Ibrahimovic dhe i thur elozhe Milanit e Piolit

Stefan de Vrij, mbrojtës i Interit, gjatë intervistës së tij me La Gazzetta dello Sport, flet për Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo dhe Lukaku.

Mbrojtësi holandez që është përballur tashmë me të tre, edhe pse me shokun e ekipit vetëm në stërvitje, bën një vlerësim të përgjithshëm.

“Të tre janë me karakteristika të ndryshme dhe bëjnë diferencën në fushë!

Gjëja më e mirë për një mbrojtës është të përballet me kampionë si këta.

Ajo që bën Ibrahimovic  në moshën e tij, për shembull, është e pabesueshme! Cristiano me mentalitetin e tij është gjithmonë në majë.

Por Romelu është gjithashtu një nga sulmuesit më të mirë në botë: ai është shumë i fortë fizikisht, kur kthehet bëhet i pathyeshëm. Do të evitoja kontaktin fizik me të”.

Për Milanin: “Ata kanë një ekip të mirë dhe shumë lojtarë të fortë. Më duken shumë të bashkuar. E njoh trajnerin shumë mirë pasi kam punuar me të për dy vjet: ai është shumë i mirë, shumë njerëzor, por edhe shumë i përgatitur. Jam i lumtur me rritjen e tij profesionale. Bravo Pioli”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu