
Në konferencën për shtyp, drejtori sportiv i Fiorntinas, Daniele Pardè, bëri një vlerësim të merkatos, duke u ndalur sidomos edhe dy futbollistë që nuk kanë pranuar ende të rinovjnë dhe kërkohen nga disa klube, mes tyre Milani.
Po flasim për Federico Chiesa dhe Nikola Milenkovic: “Kontrata e tyre skadon në vitin 2022 dhe do të nisim bisedimet nga data 6 tetor, pra kur të mbyllet merkato”.
“Sa i përket Chiesa, presidenti foli qartë: largohet vetëm nëse kushtet janë të favorshme për ne. Ndryshe qëndron”.
“Sot Chiesa është një lojtar i Fiorentina dhe unë e konsideroj atë një lojtar të fortë. Gjithashtu do të flasim me Milenkovic, që duket situatë e vështirë. Ai e njeh mendimin tonë, e konsiderojmë shumë të fortë dhe ky klub është i fortë. Për më tepër, kemi edhe dy vjet kontratë për të gjithë dhe nuk jemi të shqetësuar: natyrisht, do të punojmë për të”.