I mërzitur nga dëmtimi, Saelemaekers braktis Belgjikën por premton diçka!

Siç u tha pasdite, Alexis Saelemaekers nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e Belgjikës.

Anësori i Milanit është i detyruar të lërë grumbullimin e ekipit kombëtar dhe të kthehet në Itali për shkak të një dëmtimi.

Belgjika, e cila komunikoi – përmes kanaleve të saj zyrtare sociale – kthimin e Saelemaekers në Milano nuk specifikoi shkallën e problemit.

Ish-futbollisti i Anderlecht – i cili foli në Instagram – ishte qartë i zhgënjyer që duhej të linte grumbullimin e ekipit të tij kombëtar, por tha se ishte i gatshëm të kthehej më i fortë se më parë:

“Gjithmonë një nder të kesh mundësinë për të luajtur për vendin tënd.

Fatkeqësisht nuk do të mund të shkoj në ekipin kombëtar për shkak të dëmtimit tim.

Shpresoj që së shpejti ta vesh këtë fanelë fantastike. Do të kthehem më i fortë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu