“I këshillova Milanit Zyech, Mount, Foden, Jota dhe Grealish kur ende nuk i njihte askush”

I intervistuar nga CalcioMercato.com, Danilo Pagni, ish-bashkëpunëtor i skautëve të Milanit, foli për të kaluarën e tij në klubin kuqezi dhe talentet premtues të shumtë që ai kurrë nuk i bleu: “Ziyech, sot te Chelsea. Kur ai luante për Ajax të gjithë flisnin për de Ligt dhe de Jong, unë po shtyja për ta sjellë marokenin në Itali.

Por drejtuesve kuqezi gjithashtu i këshillova Foden, të cilin e kisha parë në Youth League dhe në Kupën e Botës Under-17, ku ai fitoi çmimin si lojtari më i mirë.

Mason Mount becomes third Chelsea loanee to win Vitesse Player of the Year  award - We Ain't Got No History

Gjithashtu sinjalizova Diogo Jota, i parë në një Portugali-Zvicër Under 21 dhe Mason Mount, i cili luajti mesfushor i majtë te Vitesse.

Por keqardhja më e madhe është një tjetër. Grealish, mesfushor i Aston Villa, i lindur në vitin 1995. Pashë disa nga ndeshjet e tij në kampionat dhe u dashurova me të. Fanazist me çorape të larta deri në gju, stil i viteve ’60; i shkruaj një mesazh drejtuesve duke u thënë se duhet të merret. Dy vjet më vonë shpërtheu.

Pse nuk erdhi askush? Mirabelli kishte shumë pak kohë për të ndërtuar ekip, një sesion tregu. E kuptova që ky Milan nuk kishte të ardhme dhe pronarët e kishin shitur klubin, kështu që vendosa të shkoj te Ternana. Të vjen keq që e gjithë kjo punë e bërë në të gjithë botën nuk është vlerësuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu