Duke folur në kanalet e tij sociale, Theo Hernandez u dërgoi një mesazh tifozëve kuqezi pas pozitivitetit me Covid-19.
Këto janë fjalët e tij: “Të dashur miq. Unë doja t’ju them se fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të jem me ekipin.

U testova pozitivisht me Covid-19 dhe, megjithëse ndihem mirë dhe do të jem në gjendje të vazhdoj të punoj vetëm, do të duhet të pres të kthehem në stwrvitje me shokët e mi.
Unë dua t’ju siguroj për gjendjen time dhe t’u uroj të gjithë atyre që po kalojnë një situatë të ngjashme një shërim të shpejtë.
Le të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat. Një përqafim i madh për të gjithë dhe faleminderit për të gjitha mesazhet e dashura”, e mbylli francezi.