I fali golin Quagliarella-s, Theo Hernandez pranon gabimin! Te goli i Hauge….

Theo Hernandez ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobët sot, ashtu si thuajse e gjithë skuadra, por natyrisht që gabimi i tij që rezultoi vendimtar (topi që i pasoi Quagliarella kur Milani sapo do të nisej nga zona) ndikon edhe më shumë…

Francezi nuk festoi edhe te goli i barazimit dhe pse Hauge u mundua ta ngushëllonte. Një tronditje për mbrojtësin që e kuptoi se ndoshta ajo gafë mund të sillte pasoja, siç ishte edhe lënia e 2 pikëve sot.

Pas ndeshjes, në një postim në rrjetet sociale, Theo pranoi gabimin dhe u shpreh:

“Mëso nga gabimet dhe vazhdo puno për t’u përmirësuar ditë pas dite”.

Urimi është vërtet që Theo të vazhdojë të punojë pasi ka disa ndeshje që paraqitjet e tij nuk janë ato të fazës së parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu