Investimi prej gati 7.5 mln eurosh për Alexis Saelemaekers te Milani duket se deri tani është justifikuar plotësisht. Belgu ka ende shumë rrugë, por duket se po futet në skemat e skuadrës dhe po bëhet i domosdoshëm, edhe pse ideja është në të ardhmen të ndryshojë rol.
Siç raportoi Gazzetta dello Sport, Alexis Saelemaekers, i cili po bën mirë që kur u bashkua me Milanin në janar, është i destinuar për një të ardhme si një mbrojtës i djathtë me perspektiva të mëdha.
Kjo është ideja e zonës teknike kuqezi për të ardhmen. Deri më sot, megjithatë, krahu i djathtë është i zënë nga Davide Calabria, i cili filloi shumë mirë sezonin, duke shfrytëzuar në maksimum mungesën e Andrea Conti dhe hapësirën e bollshme që Pioli po i jep.
Për Saelemaekers konfirmim i mundshëm nga minuta 1 ‘edhe kundër Rio Ave, një ndeshje e një rëndësie themelore e planifikuar për të enjten në mbrëmje në tokën portugeze. Castillejo nuk është në 100% dhe belgu mund të ketë një shans të ri si titullar.
Sakaq, ka ardhur lajmi i mirë nga Belgjika! Roberto Martinez, trajneri i kombëtares belge, ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë.
Për sfidat ndaj Anglisë (11 tetor) dhe Islandës (14 tetor) ka ardhur thirrja e parë me ekipin kombëtar për Alexis Saelemaekers.