“I dashuruar pas talentit belg”… Synohet një goditje si Hauge në janar, kushton 12 mln euro!

Goditja e “Hauge” me vetëm pak milionë euro (një shumë që gjithësesi shpesh shtrembërohet në 4, 5 apo 3 mln euro) ishte padiskutim kartvizita e kursit të ri të Milanit.

Shefi i skautingut kuqezi, Moncada, e shpjegoi qartë se po shihen shumë futbollistë të tillë në qarkullim, që nesër pasnesër mund të jenë në nivele të larta.

Duke u ndalur te përparësitë si mbrojtësi qendror, apo një zëvendës Ibrahimovic, natyrisht duhet thënë edhe se po ndiqen me vëmendje profile të tjera, qoftë edhe në mesfuhsë.

Por, mbetet edhe fantazia për t’u ndjekur dhe në këtë sens – sidomos nëse Calhanoglu vazhdon me kapriçiot e tij – ka disa emra në tavolinën e drejtorit teknik, por kjo edhe për të ardhmen, pavarësisht nëse qëndron ose jo turku.

Një goditje e ngjashme me Hauge, që mund të sillte në të ardhmen shumë gëzime te kuqezinjtë. Po flasim për Charles De Ketalaere.

AC Milan follows Charles De Ketelaere of Club Brugge from very close –  Voetbalnieuws | En24 World

I lindur në 2001, playmaker belg i Club Brugge, ai është shumë teknik, por, në të njëjtën kohë, zotëron aftësi të konsiderueshme fizike (është i gjatë 192 cm).

Po e tregon këtë jo vetëm në Jupiler Pro League, por edhe në Champions League. Ekipi i tij gati e hoqi Lazion nga faza e nokautit të Champions. Sipas kontratës me bluzinjtë e Belgjikës, deri më 30 qershor 2023, kartoni i tij do të kushtonte vetëm 12 milion euro.

Milani do të donte të lëvizte në janar për De Ketalaere, për të dëbuar konkurrencën dhe për të mos lënë hapësira që të hapej ankand.

Pikërisht siç bëri disa muaj më parë për Hauge, duke e marrë atë nga Bodø/Glimt brenda pak ditësh pas paraqitjeve të biondit norvegjez në “San Siro” në Europa League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu